1. E drejta për t'u tërhequr (14 ditë)
Mund të tërhiqeni nga blerja brenda 14 ditëve nga dita kur e pranoni produktin, pa dhënë arsye.
2. Si ta ktheni produktin
- Na njoftoni brenda 14 ditëve me email në info@startech-ks.com ose me telefon në +383 44 391 555, me numrin e porosisë (p.sh. W-000123).
- Dërgojeni ose sillni produktin në adresën tonë brenda 14 ditëve pas njoftimit.
- Produkti duhet të jetë i papërdorur, i pamontuar, në paketimin origjinal dhe me të gjitha pjesët dhe dokumentet.
3. Kur kthimi nuk pranohet
- Produktet e montuara ose të përdorura.
- Vajrat, lëngjet dhe kimikatet me paketim të hapur ose vulë të thyer.
- Produktet e porositura posaçërisht për ju sipas kërkesës suaj.
4. Kostoja e kthimit
Koston e dërgimit të produktit mbrapsht e paguan blerësi, përveç kur produkti ka defekt ose ju kemi dërguar produkt tjetër nga ai i porositur.
5. Produkt me defekt ose i gabuar
Nëse produkti ka defekt ose nuk është ai që keni porositur, na njoftoni sa më shpejt. Ne e zëvendësojmë ose jua kthejmë paratë, bashkë me koston e dërgesës.
6. Rimbursimi
- Paratë jua kthejmë brenda 14 ditëve pasi ta pranojmë produktin e kthyer dhe ta kontrollojmë.
- Pagesat me kartelë kthehen në të njëjtën kartelë, përmes Bankës ProCredit. Shuma mund të duket në llogarinë tuaj pas disa ditëve pune, varësisht nga banka që e ka lëshuar kartelën.
- Pagesat me para në dorë kthehen me transfer bankar ose në dyqan.
7. Anulimi para dërgesës
Porosinë mund ta anuloni pa kosto para se të niset: nga llogaria juaj (kur porosia pret konfirmim) ose duke na kontaktuar. Nëse e keni paguar me kartelë, shuma kthehet e plotë në të njëjtën kartelë.
8. Kontakti
- StarTech Motors, Parku i ri industrial, Korishë, Prizren 20550, Kosovë
- Telefoni: +383 44 391 555
- Email: info@startech-ks.com